Shuhet Papa Françesku/ Ati i shenjtë ndërron jetë të hënën e pashkëve

Papa Françesku, Kreu i Kishes Katolike mbylli sytë mëngjesin e kësaj të hëne përgjithmonë. Ati i Shenjtë ndërroi jetë në orën 7:35 të mëngjesit në Shtëpinë e tij në moshën 88 vjeçare. Lajmi u dha nga kardinali Kevin Farrell i cili tha se Papa Françesku, Kreu i Vatikanit  u kthye në Shtëpinë e Atit ndërsa [...]Read More...

Shuhet Papa Françesku/ Ati i shenjtë ndërron jetë të hënën e pashkëve

Papa Françesku, Kreu i Kishes Katolike mbylli sytë mëngjesin e kësaj të hëne përgjithmonë. Ati i Shenjtë ndërroi jetë në orën 7:35 të mëngjesit në Shtëpinë e tij në moshën 88 vjeçare.

Lajmi u dha nga kardinali Kevin Farrell i cili tha se Papa Françesku, Kreu i Vatikanit  u kthye në Shtëpinë e Atit ndërsa e quajti atë personin që i dedikoi gjithë jetë Shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij.

Françesku, i cili vuajti nga sëmundje kronike të mushkërive dhe i ishte hequr një pjesë e njërës mushkëri kur ishte i ri, u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt për një krizë respiratore që u zhvillua në pneumoni bilaterale. Ai kaloi 38 ditë atje, shtrimi më i gjatë në spital i papatit të tij 12-vjeçar.

Vdekja e Papa Franceskut këtë të hënë vjen pasi vetem një ditë më parë Ati i Shenjtë kishte bërë daljen e tij të fundit publike në një karrige me rrota ku kishte përshëndetur turmat që brohorisnin për të në sheshin Shën Pjetri të Vatikanit.

Jorge Mario Bergoglio u zgjodh papë në 13 Mars te Vitin 2013 dhe qëndroi në këtë post hynor për 12 vite. Kur Papa Francesku u zgjodh në këtë rol ai habiti shumë vëzhgues të Kishës që e kishin parë Kleriukun argjentinas, të njohur për shqetësimet e tij për të varfërit si një të huaj.

Papa Francesku ishte papa i parë nga Amerika Latine dhe i pari i zgjedhur nga Urdhëri i Jezuiteve.

I dashur nga shumë katolikë për përulësinë e tij, Françesku i thjeshtoi ritet për funeralet papale vitin e kaluar dhe më parë tha se kishte planifikuar tashmë varrin e tij në bazilikën Santa Maria Maggiore në lagjen Esquilino në Romë, ku shkoi të lutej para dhe pas udhëtimeve jashtë shtetit. Papët zakonisht varrosen me shumë bujë në shpellat nën Bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit .

/ abcnews.al