Si GLP-1 pritet të ‘pushtojë botën’

Një revolucion i ri farmaceutik po përhapet me shpejtësi në mbarë globin. Bëhet fjalë për injeksionet për humbje peshe, të njohura si agonistë GLP-1, po transformojnë mënyrën se si bota e trajton obezitetin — dhe, në mënyrë të pashmangshme, tregun global të shëndetit. Në Indi, ku konsumatorët me të ardhura të larta janë mësuar me […] The post Si GLP-1 pritet të ‘pushtojë botën’ appeared first on Konica.al.

Si GLP-1 pritet të ‘pushtojë botën’

Një revolucion i ri farmaceutik po përhapet me shpejtësi në mbarë globin. Bëhet fjalë për injeksionet për humbje peshe, të njohura si agonistë GLP-1, po transformojnë mënyrën se si bota e trajton obezitetin — dhe, në mënyrë të pashmangshme, tregun global të shëndetit.

Në Indi, ku konsumatorët me të ardhura të larta janë mësuar me dërgesa të menjëhershme për çdo porosi online, farmacitë digjitale tashmë ofrojnë shërbime “same-day delivery” për injeksionet e dobësimit. Kjo ndodh ndërkohë që kërkesa për ilaçe të tilla po rritet me ritme marramendëse.

Në mars të këtij viti, gjiganti farmaceutik amerikan Eli Lilly prezantoi në tregun indian injeksionin tirzepatidë, me një çmim rreth 180 dollarë për një muaj trajtim, shumë më pak se në SHBA, por sërish e papërballueshme për shumicën e indianëve. Megjithatë, brenda pak muajsh, trajtimi është bërë ilaçi i dytë më i shitur me emër tregtar në Indi.

Një trend global që nuk ndalet

Sipas The Economist, fenomeni i Indisë është vetëm maja e ajsbergut. Agonistët GLP-1, të cilët deri para pak kohësh përdoreshin kryesisht në vendet e pasura, tani janë përfshirë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në listën e “barnave thelbësore” për të gjitha vendet.

Kjo valë e re e trajtimeve po çon drejt një tregu që vlen miliarda. Shitjet globale të ilaçeve GLP-1 pritet të tejkalojnë 26 miliardë dollarë në vitin 2025, një shifër dyfish më e lartë se një vit më parë.

Sipas Federatës Botërore të Obezitetit, dy të tretat e mbi 1 miliard të rriturve obezë jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare, çka tregon potencialin e jashtëzakonshëm të këtij tregu.

Por, obeziteti nuk është më vetëm çështje estetike. Ai rrit ndjeshëm rrezikun e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe disa formave të kancerit. Studimet paraprake tregojnë se ilaçet GLP-1 mund të ndihmojnë gjithashtu në trajtim të apnea-s së gjumit, sëmundjeve të veshkave dhe madje Alzheimerit.

Në disa vende, patentat për këto ilaçe pritet të skadojnë që në vitin 2026, hap që mund të demokratizojë aksesin ndaj tyre. Në Indi, një superfuqi e prodhimit farmaceutik, të paktën dhjetë versione gjenerike të semaglutidës janë në fazën përfundimtare të testimeve klinike. Analistët parashikojnë që çmimi i gjenerikëve të jetë tre herë më i ulët se produkti origjinal.

Prodhuesit indianë planifikojnë gjithashtu eksportin në mbi 80 vende, ku patentat e barnave do të skadojnë në vitet e ardhshme.

Gjenerata e re: Nga injeksioni në pilulë

Aktualisht, trajtimet GLP-1 kërkojnë injeksione javore, por versionet e reja në formë tablete janë tashmë në zhvillim e sipër. Tabletat pritet të jenë revolucionare për tregun, sidomos në vendet më të varfra.

Edhe pse çmimet fillestare do të jenë të ngjashme me injeksionet, pilulat janë më praktike dhe më të aksesueshme.

Nëse ritmi aktual i zhvillimeve vazhdon, brenda pak vitesh këto trajtime mund të jenë në dispozicion të kujtdo, kudo në botë, duke shënuar një nga përparimet më të mëdha të mjekësisë moderne në luftën kundër obezitetit dhe sëmundjeve kronike.

The post Si GLP-1 pritet të ‘pushtojë botën’ appeared first on Konica.al.