Si të vendosni siç duhet pirunët dhe lugët në makinën larëse të enëve – me dorezën lart apo poshtë?

Një debat që zhvillohet në shumë familje ka marrë më në fund përgjigje nga ekspertët: si duhet të vendosen takëmet në makinën larëse të enëve – me dorezat lart apo poshtë? Në njërën anë janë ata që mendojnë se dorezat duhet të jenë lart, për të shmangur prekjen e pjesës që vjen në kontakt me […] The post Si të vendosni siç duhet pirunët dhe lugët në makinën larëse të enëve – me dorezën lart apo poshtë? appeared first on Sinjali.

Si të vendosni siç duhet pirunët dhe lugët në makinën larëse të enëve – me dorezën lart apo poshtë?

Një debat që zhvillohet në shumë familje ka marrë më në fund përgjigje nga ekspertët: si duhet të vendosen takëmet në makinën larëse të enëve – me dorezat lart apo poshtë?

Në njërën anë janë ata që mendojnë se dorezat duhet të jenë lart, për të shmangur prekjen e pjesës që vjen në kontakt me ushqimin. Në anën tjetër, të tjerë besojnë se takëmet pastrohen më mirë kur dorezat vendosen poshtë, pasi “kokat” e lugëve e pirunëve ekspozohen më shumë ndaj ujit dhe detergjentit.

Ekspertja Lindsay Jones, menaxhere marke për makinat larëse pranë një prodhuesi të njohur, i ka thënë revistës Food&Wine se “dorezat e pirunëve dhe lugëve duhet vendosur poshtë, në mënyrë që kokat të pastrohen më mirë”.
Megjithatë, ajo ka theksuar se thikat duhen vendosur me dorezë lart, për të shmangur lëndimet gjatë boshatisjes.

Profesori i sigurisë ushqimore Ben Chapman ka shtuar se rreziku për transmetim patogjenësh nga duart te takëmet e pastra është shumë i ulët, duke e cilësuar këtë një shqetësim pothuajse teorik.

“Fillimisht duhet të keni patogjen në dorë, më pas ta kaloni te takëmi, ai të mbijetojë deri në kontaktin me ushqimin… pra, një varg kushtesh ‘nëse’,” – ka shpjeguar ai.

Ekspertët pajtohen se, pavarësisht si vendosen takëmet, higjiena e duarve dhe e kuzhinës është shumë më e rëndësishme për sigurinë ushqimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si të vendosni siç duhet pirunët dhe lugët në makinën larëse të enëve – me dorezën lart apo poshtë? appeared first on Sinjali.