Skandali në BBVA trondit rrjetin – Nga Dafina, Leonora e shumë artistë të njohur reagojnë ashpër pas dhunës ndaj Gjestit

Incidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, ka tronditur publikun dhe ka shkaktuar reagime të shumta, jo vetëm nga ndjekësit por edhe nga figura të njohura të botës së artit dhe ekranit. Artistë si Dafina Zeqiri, Leonora Jakupi, Dea Mishel,…

Skandali në BBVA trondit rrjetin – Nga Dafina, Leonora e shumë artistë të njohur reagojnë ashpër pas dhunës ndaj Gjestit
Incidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, ka tronditur publikun dhe ka shkaktuar reagime të shumta, jo vetëm nga ndjekësit por edhe nga figura të njohura të botës së artit dhe ekranit.

Artistë si Dafina Zeqiri, Leonora Jakupi, Dea Mishel, Blero, Drenusha Latifi, Teuta Selimi, Fifi dhe shumë të tjerë kanë shpërthyer në rrjete sociale, duke shprehur revoltinë dhe zhgënjimin ndaj kësaj sjelljeje që e konsiderojnë të papranueshme.

Ata kanë bërë thirrje për ndëshkimin e autorit dhe për ndalimin e përfshirjes së personave të tillë në formate televizive.

Dafina Zeqiri, në një postim të ndjerë në InstaStory, shkruan: “Ke ecur përpara e ke teguat veten si je, e të gjithë janë dashuruar në këto ngjyra të vërteta. Sot askush s’e ka me rëndësi sa para ke, sa bukur je, a sa famë ke, nëse s’je i vërtetë, i sinqertë, i pastër, dikush tjetër ka për të shkëlqyer më shumë. E ti ke shkëlqyer aq shumë sa s’kanë mundur të durojnë, s’kanë mundur të kontrollojnë inatin, e prapë ti je aty, qëndron i fortë.”

Leonora Jakupi reagoi ashpër, duke u shprehur e shokuar: “Jam shokuar dhe tronditur. Burg për dhunuesin. As emrin s’dua t’ia përmend. Gjest, jemi me ty!”

Blero, i revoltuar, shkruan: “Arrestojeni këtë të pafytyrë. Ajo shpulle ishte ndaj vetes tënde dhe karrierës tënde. Këtë nuk e bën një gjak shqiptari. Nëse keni dyshuar se Gjesti nuk e fiton, kjo shuplakë e një të pafytyri, ja që ia fitoi.”

Dea Mishel, përmes një reagimi të gjatë, shprehet: “Kur je injorant dhe i prapambetur nuk ke fuqi mendore të mbash një shaka. Dhe kur e di që s’ke kapacitet mendor të fitosh, përfundon në dhunë. Je shembull i njerëzve injorantë që vriten për një fjalë goje. E para, ofendimi racist, e dyta, dhunë fizike. Kujdes kë bëni personazh publik e kujt i jepni vëmendje. Dhunues të tillë nuk duhet mbështetur në asnjë mënyrë.”

Drenusha Latifi gjithashtu shprehu zhgënjimin e saj: “E tmerrshme për Zotin çka pashë në televizion dhe çfarë po shohim çdo ditë. Nuk është çudi, sepse kohëve të fundit dhuna po promovohet me të madhe në televizionet tona. Turp. Me Gjesti-n.”

Ata kërkojnë që rastet e tilla të dënohen dhe që televizioni të marrë përgjegjësi për përzgjedhjen e personazheve që promovon.