“S’kemi marrë pjesë në votim”, “Tjera herë dilni jashtë”, Gashi i PDK’së përplaset me Radoniqin për mbledhjen ku u mor vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe
Anëtari i PDK’së në KQZ, Ilir Gashi, është përplasur me kryetarin e KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, lidhur me mbledhjen kur s’i certifikuar Lista Serbe, raporton Gazeta Express. Gashi pohonte se ai dhe anëtari tjetër i PDK’së, Arianit Elshani, kanë deklaruar se nuk marrin pjesë në votim. “Ju keni nxjerrë një vendim me të cilin i jeni
Anëtari i PDK’së në KQZ, Ilir Gashi, është përplasur me kryetarin e KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, lidhur me mbledhjen kur s’i certifikuar Lista Serbe, raporton Gazeta Express.
Gashi pohonte se ai dhe anëtari tjetër i PDK’së, Arianit Elshani, kanë deklaruar se nuk marrin pjesë në votim.
“Ju keni nxjerrë një vendim me të cilin i jeni përgjigj PZAP’së se KQZ nuk e ka miratu rekomandimin e ardhur nga Sekretariati gjë e cila nuk është e vërtetë. KQZ atë ditë nuk ka nxjerrë vendim”, tha Gashi.
“I keni videot, në mbledhje kanë qenë 7 anëtarë, 4 kanë votu pro dhe 3 s’kanë marrë pjesë fare në votim”, shtoi ai.
Mirëpo, Radoniqi tha se ka lëshuar një vendim ku ka konstatuar që 4 vota kanë qenë pro dhe 3 abstenime.
“Arsyeja ka qenë sepse Ligji për procedurën e përgjithshme përmbarimore i njeh tri mundësi, pro, kundër apo abstenim, nuk parasheh diku që anëtari me qenë prezent dhe me thënë që nuk merr pjesë në votim. Nëse nuk doni me marrë pjesë në votim, mundeni me dal jashtë dhe me prish kuorumin”, tha Radoniqi.
Këtë praktikë ai tha se do ta zbatojë gjithmonë.
“Nuk ka ‘nuk marr pjesë në votim’”, tha ai.
Gashi tha se do të ankohet për këtë.
“Nëse kjo përsëritet atëherë duhet të përballemi me ankimime të vendimmarrjes në këtë institucion se nëse unë nuk e ngris dorën ju nuk mund të ma konstatoni votën time se a është pro, kundër apo abstenim”, tha Gashi.
Pas tij prapë ka folur Radoniqi.
“Mbledhjen e kaluar unë e konstatova dhe ju ishit prezent, unë konstatova që janë katër vota pro dhe tri abstenime, dhe asnjëri nuk reaguar, asnjëri”, tha Radoniqi.
Elshani i tha se kanë reaguar, derisa Radoniqi u kërkoi t’i shohin videot në youtube.