“Smart City, I like this guy”, Bekë Berisha mbështet publikisht Përparim Ramën
Në prag të balotazhit për zgjedhjet lokale në Prishtinë, skena politike po sjell lëvizje të papritura. Bekë Berisha nga AAK, i cili në raundin e parë garoi kundër kandidatëve të tjerë, tashmë ka dalë publikisht me një video duke i dhënë mbështetje Përparim Ramës nga LDK. Në videon që po qarkullon në rrjete sociale, Berisha […] The post “Smart City, I like this guy”, Bekë Berisha mbështet publikisht Përparim Ramën appeared first on ATV.
Në prag të balotazhit për zgjedhjet lokale në Prishtinë, skena politike po sjell lëvizje të papritura. Bekë Berisha nga AAK, i cili në raundin e parë garoi kundër kandidatëve të tjerë, tashmë ka dalë publikisht me një video duke i dhënë mbështetje Përparim Ramës nga LDK.
Në videon që po qarkullon në rrjete sociale, Berisha shihet duke u takuar me Ramën dhe duke i përsëritur atij sloganin e njohur të fushatës “Smart City”.
“Smart City, I like this guy,” dëgjohet Berisha duke i thënë Ramës me një ton miqësor, ndërsa Rama ia kthen: “Faleminderit Beko, i grahim përpara.”
Ky gjest i Berishës shihet si një sinjal politik me peshë, duke qenë se mbështetja e tij mund të ndikojë në garën e balotazhit ndërmjet Përparim Ramës (LDK) dhe Hajrulla Çekut (Vetëvendosje).
The post “Smart City, I like this guy”, Bekë Berisha mbështet publikisht Përparim Ramën appeared first on ATV.
