Sopranoja e famshme Ermonela Jaho, mysafire e komunitetit shqiptar të Cyrihut

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho, mysafire e komunitetit shqiptar të Cyrihut

Këto ditë, sopranoja shqiptare me famë botëore, Ermonela Jaho është në Zvicër, ku, në Shtëpinë e Operas në Zyrih po shfaqet opera “La Rondine”. Në këtë vepër muzikore skenike të njohur të kompozitorit italian Giacomo Puccini, Ermonela është bartëse e rolit kryesor, atij të Magda de Civry. Me këtë rol ajo qe pritur me entuziazëm në premierën zvicerane të prodhimit në vitin 2023.

Gjatë qëndrimit të saj në Zvicër, Ermonela Jaho do të jetë mysafire e komunitetit të këtushëm shqiptar. Eventi do të mbahet në ambientet e Bibliotekës Pestalozzi, në Cyrih, që drejtohet nga Suela Jorgaqi, e cila është po ashtu një veprimtare e njohur në komunitetin e këtushëm shqiptar.

Të kujtojmë: Ermonela Jaho është mysafire (artiste) e rregullt në teatrot kryesore të operës në botë, duke përfshirë Operën Shtetërore të Vjenës, Shtëpinë Mbretërore të Operas (Covent Garden) në Londër, La Scala në Milano, Operën Kombëtare të Parisit ise Operën Metropolitane në Nju Jork. Shtëpia e operës së Cyrihut është po ashtu një teatër ku Jaho ka performuar shumë nga rolet e saj të realizuara në këtë shtëpi ose të bartura nga shtëpitë tjera operistike.

Koha: 2 tetor, ora 20.00.

Vendi: Norastrasse 20, 8004 Zürich

The post Sopranoja e famshme Ermonela Jaho, mysafire e komunitetit shqiptar të Cyrihut appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.