Sot në Shkup do të ndahet çmimi i BE-së për gazetari investigative
Çmimi i BE-së për Gazetari Investigative 2025 do të ndahet sot në Europe House Shkup për storjen më të mirë investigative në Maqedoninë e Veriut për vitin e kaluar. Eventi organizohet nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias, Thomson Media dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, dhe fjalimi zyrtar në ceremoni […]

Çmimi i BE-së për Gazetari Investigative 2025 do të ndahet sot në Europe House Shkup për storjen më të mirë investigative në Maqedoninë e Veriut për vitin e kaluar. Eventi organizohet nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias, Thomson Media dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, dhe fjalimi zyrtar në ceremoni do të mbahet nga ambasadori i BE-së Michalis Rokas dhe kryetari i Komisionit të jurisë i çmimit të BE-së për gazetari investigative, Valentin Neshovski, transmeton Portalb.mk.
Fondi i çmimeve për vitin 2025, për historitë investigative të botuara në vitin 2024, është 10.000 euro. Çmimi i parë është 5.000 euro, i dyti është 3.000 euro dhe i treti është 2.000 euro.
Juria i çmimit të BE-së për gazetari investigative përbëhet nga ekspertë të medias, anëtarë të konsorciumit të projektit, si dhe gazetarë, redaktorë dhe anëtarë të komunitetit akademik me renome.
Çmimi i BE-së për gazetari investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi u krijua nga Bashkimi Evropian në vitin 2015 për të promovuar arritjet e shquara në gazetarinë investigative dhe për të nxjerrë në pah gazetarinë cilësore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Konkursi ishte i hapur për histori investigative të botuara nga mediat në Maqedoninë e Veriut midis 1 janarit dhe 31 dhjetorit 2024, duke mbuluar tema të tilla si liria e shprehjes, sundimi i ligjit, transparenca, abuzimi me pushtetin dhe të drejtat themelore, korrupsioni dhe krimi i organizuar.
