Sot përurohet Qendra për ngritjen e kapaciteteve në pylltari
Sot mbahet ceremonia e përurimit të Qendrës për Ngritjen e Kapaciteteve në Pylltari dhe dorëzimin e automjeteve të terrenit dhe pajisjeve teknike për Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (APK). Ngjarja organizohet në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për


Sot mbahet ceremonia e përurimit të Qendrës për Ngritjen e Kapaciteteve në Pylltari dhe dorëzimin e automjeteve të terrenit dhe pajisjeve teknike për Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (APK).
Ngjarja organizohet në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, i zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO, me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së Suedisë.
Përmes këtij programi po ashtu do të dorëzohen tetë automjete të terrenit dhe pajisje për menaxhimin e zjarreve pyjore të blera me fonde të Bashkimit Evropian, si dhe njësive të pajisjeve teknike për matje në pyje, të financuara nga Ambasada e Suedisë, për Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (APK).
Këto pajisje janë të dedikuara për ngritjen e kapaciteteve të APK-së, në monitorimin e shfrytëzimit dhe ruajtjen e resurseve pyjore si dhe për të rritur efikasitetin në luftimin e veprimeve e paligjshme në pylltari dhe parandalimin e dëmtimeve të pyjeve nga zjarri në natyrë.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadës së Suedisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, si dhe FAO-s. Ngjarja mbahet në atë që njihet si vend-gjuetia me rëndësi të veçantë “Blinaja”, në ora 10:30. /Telegrafi/

