SPAK e pret të paraqitet bashkë me një avokat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të Portit të Durrësit
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë nën hetim nga SPAK është rikthyer në Shqipëri dhe këtë të martë ka prezantuar Liburn Aliun, si drejtorin e ri të Portit të Durrësit. Por teksa SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezantoi ish-ministrin në qeverinë e Albin Kurtit në postin e rëndësishëm. Gjatë fjalës së […] The post SPAK e pret të paraqitet bashkë me një avokat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të Portit të Durrësit appeared first on Ditar.al.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë nën hetim nga SPAK është rikthyer në Shqipëri dhe këtë të martë ka prezantuar Liburn Aliun, si drejtorin e ri të Portit të Durrësit.
Por teksa SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezantoi ish-ministrin në qeverinë e Albin Kurtit në postin e rëndësishëm.
Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se Liburn Aliu është një nga figurat më të spikatura në Kosovë.
“Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën, me të njëjtin pasion dhe dëshirë, për t’i parë shqiptarët sa më lart. Nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës janë përfshirë në ekzekutivin tonë, por Aliu unë them është më i spikaturi, për ndërtimin e Shqipërisë. Kryeministri ma ka aprovuar propozimin tim, sepse porti i Durrësit është porti i shqiptarëve”, theksoi ministrja.
Belinda Balluku duhej të paraqitej ditën e hënë në SPAK së bashku me një avokat, por numri dy i qeverisë nuk iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë së Posaçme, pasi ndodhej në një aktivitet në Rumani.
Mësohet se në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, të drejtuar prej saj ka shkuar fletë-thirrja e dyte dhe pritet që ajo të paraqitet në SPAK ditën e premte.
Një ditë më parë, gjatë raportimit të Kuvend, kreu i SPAK u pyet nga opozita lidhur me këtë çështje, por Altin Dumani tha se nuk komenton çështje që janë në hetim.
The post SPAK e pret të paraqitet bashkë me një avokat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të Portit të Durrësit appeared first on Ditar.al.
