SPAK njoftim zyrtar: Dërgohet për gjykim dosja e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se ka përfunduar hetimet ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, pasi hetimet përmes metodave speciale si përgjimet […] The post SPAK njoftim zyrtar: Dërgohet për gjykim dosja e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli appeared first on Ditar.al.

SPAK njoftim zyrtar: Dërgohet për gjykim dosja e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se ka përfunduar hetimet ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, pasi hetimet përmes metodave speciale si përgjimet e bisedave telefonike, vëzhgimet dhe veprime të tjera hetimore, kanë nxjerrë përfshirjen e Shkrelit në veprimtari të kundërligjshme gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë më 11 maj 2025.

Sipas SPAK, gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës, në këmbim të votës në mbështetje të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.

Hetimet tregojnë gjithashtu se Shkreli ka shfrytëzuar nevojat e banorëve për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike gjatë periudhës së fushatës, duke kërkuar nga ata mbështetjen për subjektin politik që ai favorizonte.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 23.10.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimit penal nr. 49/1, të vitit 2025 (i ndarë nga procedimi penal nr. 49 i vitit 2025), në ngarkim të të pandehurit Kristian Shkreli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale hetimore, (përgjimet e bisedave telefonike, vëzhgimet, si edhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore), në kuadër të procedimit penal nr. 49 të vitit 2025, ka rezultuar se i pandehuri Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë. 

Gjatë hetimit është evidentuar se i pandehuri ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të këtij subjekti politik, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë.

The post SPAK njoftim zyrtar: Dërgohet për gjykim dosja e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli appeared first on Ditar.al.