Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë lëshoi një numër të afateve dhe urdhrave në lidhje me përmbylljen e paraqitjes së argumenteve prej Mbrojtjes dhe fazat e mbetura të procesit. Gjykata Speciale ka vendosur të shtojë dy seanca shtesë për fjalët përfundimtare të ekipeve mbrojtëse, në rastin e katërshes së UÇK-së. Përveç javës nga

Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti
Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti

Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë lëshoi një numër të afateve dhe urdhrave në lidhje me përmbylljen e paraqitjes së argumenteve prej Mbrojtjes dhe fazat e mbetura të procesit.

Gjykata Speciale ka vendosur të shtojë dy seanca shtesë për fjalët përfundimtare të ekipeve mbrojtëse, në rastin e katërshes së UÇK-së.

Përveç javës nga 9 – 13 shkurt 2026, ka shtuar edhe dy data të tjera, 16 dhe 18 shkurtin.

Edhe këtë herë, si në dy vitet e fundit, Specialja po e respekton Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke evituar datën 17 Shkurt.

Por, ndryshe kishte vepruar në vitin 2023, kur caktoi pikërisht këtë datë për seancë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.