Sperma e meshkujve mbi 40 vjeç përcjell mutacione që shkaktojnë sëmundje tek fëmijët

Studimet e fundit të shkencëtarëve britanikë kanë treguar se baballarët më të moshuar mund të kenë më shumë mundësi të përcjellin mutacione të dëmshme që shkaktojnë sëmundje te fëmijët e tyre. Hulumtimet tregojnë se burimi i këtij rreziku është ADN-ja e spermës, ku mutacionet shkaktojnë probleme shëndetësore, transmeton klankosova.tv. Një studim i kryer mbi meshkuj […] The post Sperma e meshkujve mbi 40 vjeç përcjell mutacione që shkaktojnë sëmundje tek fëmijët appeared first on Klan Kosova.

Sperma e meshkujve mbi 40 vjeç përcjell mutacione që shkaktojnë sëmundje tek fëmijët

Studimet e fundit të shkencëtarëve britanikë kanë treguar se baballarët më të moshuar mund të kenë më shumë mundësi të përcjellin mutacione të dëmshme që shkaktojnë sëmundje te fëmijët e tyre.

Hulumtimet tregojnë se burimi i këtij rreziku është ADN-ja e spermës, ku mutacionet shkaktojnë probleme shëndetësore, transmeton klankosova.tv.

Një studim i kryer mbi meshkuj të shëndetshëm ka treguar se tek ata në vitet e para të tridhjetave, rreth një në 50 spermatozoide kishte mutacione të dëmshme, ndërsa kjo shifër arrin deri në një në 20 tek ata midis moshës 43 dhe 70 vjeç.

Shkencëtarët sipas mail online, e quajtën këtë hulumtim “të rëndësishëm” dhe rekomanduan që ata që planifikojnë të bëhen prindër të kenë parasysh këto pasoja të mundshme.

Kjo vjen në një kohë kur një numër gjithnjë e më i madh studimesh ka sugjeruar gjithashtu se numri i spermës po bie globalisht, me një ulje prej deri në 60% brenda një brezi, transmeton klankosova.tv.

The post Sperma e meshkujve mbi 40 vjeç përcjell mutacione që shkaktojnë sëmundje tek fëmijët appeared first on Klan Kosova.