Spiropali: Deklarata për Ramën ishte e panevojshme dhe e papritur
Protesta e mbajtur në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, u shoqërua ende pa nisur me një deklaratë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila akuzoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se kishte mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale. Në reagim ndaj kësaj deklarate, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e


Protesta e mbajtur në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, u shoqërua ende pa nisur me një deklaratë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila akuzoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se kishte mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale.
Në reagim ndaj kësaj deklarate, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, në një intervistë për emisionin Top Story, e cilësoi atë si të panevojshme, të papritur dhe jo të mirëpritur.
“I panevojshëm, reagimet politike nuk duhet të ndërhyjnë në raportet Shqipëri–Kosovë. Ajo deklaratë e parë politike ishte e papritur dhe jo e mirëpritur. Qytetarët në shesh nuk ishin për Ramën, por për atë që po ndodh në Hagë. Sovraniteti i Kosovës po cënohet edhe për shkak të kësaj gjykate, duhet të jetë proces që bën drejtësi,” deklaroi Spiropali.
Ajo theksoi se Edi Rama ka mbajtur qëndrime të forta dhe ka ngritur zërin në çdo samit ndërkombëtar kur është diskutuar çështja e Kosovës apo akuzat për krime lufte.
“Mund të merrni deklaratat e kryeministrit në Këshillin e Europës dhe kudo tjetër ku Shqipëria e ka ngritur çështjen e Kosovës dhe me tone të larta. Qëndrimet dhe koston që ka mbajtur kryeministri për këtë çështje janë të dukshme. Ai nuk do të ishte në atë protestë, pikërisht për të mos e politizuar,” shtoi Spiropali.
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u mbajt të premten në Tiranë, duke mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.