Tabaku: Po bëhet garë kush pëlqehet, Rama apo Kurti

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama të mbajtur ditën e sotme në Kuvend. Sipas Tabakut qëndrimi që kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur ka qenë i ulët dhe sipas saj Rama po e përdor për të dalë më suprem se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Deputetja thekson se […] The post Tabaku: Po bëhet garë kush pëlqehet, Rama apo Kurti appeared first on Newsbomb Albania.

Tabaku: Po bëhet garë kush pëlqehet, Rama apo Kurti

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama të mbajtur ditën e sotme në Kuvend.

Sipas Tabakut qëndrimi që kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur ka qenë i ulët dhe sipas saj Rama po e përdor për të dalë më suprem se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Deputetja thekson se shqetësimi i opozitës është se a janë qëndrimet zyrtare të Shqipërisë në favor të saj e të sigurisë së rajonit.

“Sulmi i 24 shtatorit, terrorist i një grupi të armatosur nga Serbia sigurisht që kishte qëllim primar destabilizmin me armën dhe cenueshmërinë e institucioneve të Kosovës dhe shtetit të saj. Fuqitë e barutit që përpiqen të rindezin konfliktet në rajon e jo rikthimin e fantazmave të së shkuarës.

Njeriu është ajo çfarë bën dhe ajo çfarë thotë por ne kemi dështuar sot në politikë dhe ministri ka dështuar i cili tha se çështja e Kosovës i takon politikës së jashtme. Kemi qenë të zënë se kush e do më shumë, a thua se matet atdhedashuria nga fjalimet e gjata dhe elokuenca. Përtej elokuencës, kanë rëndësi veprimet. Ky është shqetësimi i opozitës, a janë qëndrimet zyrtare të Shqipërisë jo vetëm para 24 shtatorit në favor të saj e të sigurisë së rajonit. Ne nuk kemi parë ende një qëndrim të qartë e të prerë në të drejtën e Kosovës në publikimin e provave e fakteve.

Kemi një garë të pakuptimtë se kush është më i pëlqyer kryeministri i Shqipërisë apo i Kosovës. Kjo nuk duhet të tolerohet, sepse kjo seancë që ishte për të dënuar sulmet e Serbisë, pak është debatuar sot”,  tha Tabaku

The post Tabaku: Po bëhet garë kush pëlqehet, Rama apo Kurti appeared first on Newsbomb Albania.