“Sulmohet” nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebërvoki, u përfshi në një incident të tensionuar me disa individë, të cilët e sfiduan fizikisht gjatë një momenti të qetë në një kafe. Sipas dëshmive, tre persona i janë afruar papritur Zebërvokit dhe i kanë kërkuar llogari për komentet që ai kishte bërë ndaj Gjestit brenda shtëpisë së…

Sipas dëshmive, tre persona i janë afruar papritur Zebërvokit dhe i kanë kërkuar llogari për komentet që ai kishte bërë ndaj Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Ata ishin veshur me bluza në mbështetje të Gjestit dhe kërkuan përballje fizike me të.Gjatë këtij konfrontimi, Zebërvoki ka nxjerrë një armë dhe i ka kërkuar atyre të ndalonin.
“Mos të preki njeri me dorë. Stop! Stop!” – ka thënë ai për të ndaluar përleshjen.
Në një kthesë të papritur, individët kanë zbuluar se ky moment ishte pjesë e një kamere të fshehtë, duke i kërkuar falje dhe duke e sqaruar situatën.
Ata janë aktorë nga formati “Andale”, i cili ka një faqe online dhe është i njohur për realizimin e kamerave të fshehta.
Sidoqoftë, Zebërvoki nuk e ka pranuar këtë lojë dhe ka reaguar kundër sjelljes dhunuese.
Pamjet janë bërë virale dhe po qarkullojnë kudo në rrjet.