Sulmohet një person zyrtar në Lipjan, viktima pranon tretman mjekësor
Një person është arrestuar të hënën pasdite në Lipjan, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, ndërsa i dyshuari, një mashkull kosovar, është ndaluar menjëherë nga autoritetet në vendin e ngjarjes. Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pësuar lëndime trupore […] The post Sulmohet një person zyrtar në Lipjan, viktima pranon tretman mjekësor appeared first on ATV.
Një person është arrestuar të hënën pasdite në Lipjan, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, ndërsa i dyshuari, një mashkull kosovar, është ndaluar menjëherë nga autoritetet në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për të pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.
Pas intervistimit në stacionin policor dhe mbledhjes së provave fillestare, prokurori i rastit ka marrë vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
The post Sulmohet një person zyrtar në Lipjan, viktima pranon tretman mjekësor appeared first on ATV.
