Sveçla nuk shkon në seancën për gazin lotsjellës, Gjykata lëshon urdhëresë për sjelljen e tij me detyrim
Në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018, janë paraqitur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe ish-deputetja Drita Millaku. Në këtë seancë ka munguar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Ekonomia Online. Gjykata ka lëshuar urdhëresë për
 
                                

Në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018, janë paraqitur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe ish-deputetja Drita Millaku. Në këtë seancë ka munguar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Ekonomia Online.
Gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjelljen me detyrim në gjykatë të ministrit Sveçla, si dhe të deputetëve të Vetëvendosjes që nuk janë paraqitur.
Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacolli-Dalipit, Zybës dhe Millakut është ngritur më 26 korrik 2019 nga prokurori Eset Rama.
Sipas Prokurorisë, hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit, duke detyruar të gjithë deputetët ta lëshojnë sallën.
Me këto veprime, të pandehurit akuzohen për veprën penale “pengim i personit zyrtar”, në këtë rast të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në mesin e provave mbi të cilat Prokuroria mbështet akuzat janë: incizime nga salla e Kuvendit, raporte policore, foto-dokumentacion, vendimi i Kryesisë së Kuvendit për ndërprerjen e seancës atë ditë, si dhe dokumente të tjera të lëndës.
 
                        
 
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  