Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ka lënë të kuptohet se i kanë numrat për formimin e qeverisë sot. Kjo pasi para mediave ai e bëri “për hajr” Qeverinë. “Për hajër ju koftë Kurti 3”, tha Sveçla. Megjithatë, Sveçla nuk dha më shumë detaje. […] The post Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3 appeared first on ATV.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ka lënë të kuptohet se i kanë numrat për formimin e qeverisë sot.
Kjo pasi para mediave ai e bëri “për hajr” Qeverinë.
“Për hajër ju koftë Kurti 3”, tha Sveçla.
Megjithatë, Sveçla nuk dha më shumë detaje.
Paraprakisht, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nëse sot nuk votohet Qeveria, vendi do të shkojë në zgjedhje. E sipas Muratit nëse shkohet në zgjedhje do të rrezikohen shumë procese.
“Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës që ta çojë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin”, ka shkruar ai në Facebook.
Por kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para se të filloj seanca tha se një njëri që del i pari në zgjedhje do të duhej të bënte përpjekje me të gjitha partitë politike, e jo ta linte ditën e fundit.
Ai ka thënë se “punët e mira nuk lihen ditën e fundit” dhe se “sot do të bie perdja e mashtrimit të madh 8-mujor”.
The post Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3 appeared first on ATV.
