Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk ka treguar vullnet për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, thotë nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri.
Tahiri në KosovaPress, tha se Aleanca nuk ka nevojë për takim me Kurtin, pasi, sipas tij, ende nuk ka marrë përgjigje për gjashtë kërkesat që ia ka adresuar, ku përfshihet edhe gazi amerikan.
Ai e cilësoi procesin e deritanishëm për zgjedhjen e presidentit si një proces për konsum publik.
Sipas tij, Ramush Haradinaj është profili dhe lideri për president që i duhet Kosovës dhe rajonit.
“Kjo është në dorën e opozitës. Çfarë profili dhe lideri i duhet Kosovës në rrethanat që është, e dinë secili qytetar. Çkado që të them tash, krejt ata mund të thonë se po ka qejf, se e ka të vetin. Po s’po kam qejf, përbesë, as nuk është në zor zoti Haradinaj për këtë pozicion. Në rrethanat që është sot Kosova dhe Ballkani Perëndimor, unë jam i bindur se Ramush Haradinaj i kishte bërë nder dhe ish kanë një president që i kish shërbyer vendit. Ai i ka ndonjëherë qëndrimet e tij, por veç një po të them: kurrë dëm nuk i ka bërë Kosovës pas luftës. Në luftë nuk dua të hy andej, por e din populli. Shtatë vjet i ka mbajtur burg, sa ka qenë në qeveri e ka pasur të vështirë, pasi ka pasur numra pak, po ia la Kosovës ushtrinë dhe shumë çështje të tjera. Në këto rrethana i kish përafru palët”, shton Tahiri.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



