Tare planifikon “dhuratën” e shtrenjtë për Allegrin, Milan transferon bomberin 70 milionësh

Tare ka gati goditjen e madhe. Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit por edhe për verën e ardhshme. Mateo Retegui realizoi një transferim surprizë te Al-Qadsiah në Arabinë Saudite. Rreth 70 milionë euro përfitoi Atalanta që e la të lirë. 26-vjeçari është tashmë dëshirë e Igli Tares. Drejtori sportiv i Milanit e do […]

Tare planifikon “dhuratën” e shtrenjtë për Allegrin, Milan transferon bomberin 70 milionësh

Tare ka gati goditjen e madhe.

Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit por edhe për verën e ardhshme.

Mateo Retegui realizoi një transferim surprizë te Al-Qadsiah në Arabinë Saudite. Rreth 70 milionë euro përfitoi Atalanta që e la të lirë.

26-vjeçari është tashmë dëshirë e Igli Tares. Drejtori sportiv i Milanit e do për skuadrën e Alegrit, por jo duke shpenzuar të njëjtën shifër.

Milani do të ishte i gatshëm për të shpenzuar rreth 40 milionë euro bashkë me bonuset.

Retegui ka nga Seria A kujtimin e 65 ndeshjeve duke shënuar 32 gola dhe asistuar 10 të tjerë.