Tarifat e reja, Kina vazhdon sagën e hakmarrjeve: Që nga e enjtja 84% për mallrat e importuara nga SHBA

Ministri kinez i Financave ka njoftuar vendosjen e një tarife 84% për mallrat e importuara nga SHBA. Kjo është në vazhdën e hakmarrjeve për tarifat e vendosura më herët nga Shtëpia e Bardhë. Rritja e tarifave, nga 34% erdhi pasi tarifa prej 104% e Presidentit të SHBA Donald Trump për mallrat kineze hyri në fuqi. [...]Read More...

Tarifat e reja, Kina vazhdon sagën e hakmarrjeve: Që nga e enjtja 84% për mallrat e importuara nga SHBA

Ministri kinez i Financave ka njoftuar vendosjen e një tarife 84% për mallrat e importuara nga SHBA. Kjo është në vazhdën e hakmarrjeve për tarifat e vendosura më herët nga Shtëpia e Bardhë.

Rritja e tarifave, nga 34% erdhi pasi tarifa prej 104% e Presidentit të SHBA Donald Trump për mallrat kineze hyri në fuqi. Pekini thotë se tarifat reja do të hyjnë në fuqi nga e enjtja.

Kina i ka bërë thirrje botës që të bashkohet kundër tarifave të Trump, teksa eksportuesit e vendit tërhiqen nga taksat e reja “gjymtuese”. Një pjesë e veçantë bëri thirrje që Bashkimi Evropian të punojë me të për të mbajtur tregtinë e lirë dhe globale.

“Pekini kundërshton me vendosmëri dhe nuk do të pranojë kurrë praktika të tilla hegjemoniste dhe ngacmuese”, u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i ministrisë së jashtme Lin Jian.

Tarifat vijnë në një kohë të vështirë për ekonominë e ngadaltë të Kinës: konsumi i brendshëm mbetet i dobët dhe eksportet janë ende një shtytës kryesor i rritjes.

Natyra gjithëpërfshirëse e tarifave të Trump ka bërë që bizneset kineze të përpiqen të rregullojnë zinxhirët e tyre të furnizimit me shumicën e vendeve të prekura, megjithatë firmat thonë se është e vështirë të gjesh një rrugëdalje nga kjo pasiguri./abcnews.al