Të dielën, gara e fundit e Drag Race 3 për këtë vit

Të dielën, më 19 tetor, pritet të mbahet gara e tretë në Drag Race 3, e fundit për këtë vit në këtë disiplinë. Për shkak të parashikimit të motit me shi që pritet të jetë të shtunën, është vendosur që gara të mbahet vetëm të dielën dhe kjo ka bërë që agjenda të jetë pak […] The post Të dielën, gara e fundit e Drag Race 3 për këtë vit appeared first on Klan Kosova.

Të dielën, gara e fundit e Drag Race 3 për këtë vit

Të dielën, më 19 tetor, pritet të mbahet gara e tretë në Drag Race 3, e fundit për këtë vit në këtë disiplinë.

Për shkak të parashikimit të motit me shi që pritet të jetë të shtunën, është vendosur që gara të mbahet vetëm të dielën dhe kjo ka bërë që agjenda të jetë pak më ndryshe në krahasim me të kaluarën.

Siç njofton Federata e Autosporteve të Kosovës (FASK), gjithçka nis në orën 07:30 kur në pikën e karburantit “Shell” në Sllatinë bëhet regjistrimi për garë, pajisja me numrat startues, verifikimi i dokumentacionit e kontrollimi teknik i veturave, procedura këto që duhet të përfundojnë deri në orën 09:00.

“Më pas kalohet në pistë, ku në orën 09:45 është brifingu me garues, ndërsa në orën 10:00 nisin kualifikimet, të cilat përbëhen nga dy vozitje në të cilat secilës veturë do t’i matet koha dhe do t’i përcaktohet klasa”.

“15 minuta pas përfundimit të tyre, publikohen rezultatet kualifikuese, formohen klasat dhe lista startuese”, tha FASK.

Kjo federatë thotë se pas 15 minutave të tjerë nis gara Drag Race 3, ndërsa 30 minuta pas përfundimit të saj bëhet publikimi i rezultateve, shpallja e fituesve dhe ndarja e shpërblimeve. /Klankosova.tv

The post Të dielën, gara e fundit e Drag Race 3 për këtë vit appeared first on Klan Kosova.