“Të gatshëm të ndihmojmë për t’i dhënë fund luftës”/ Starmer: Rusia duhet të pajtohet me armëpushimin
Kryeministri britanik Keir Starmer, ka mirëpritur propozimin e armëpushimit pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite. Starmer, e ka vlerësuar si një moment të rëndësishëm për Ukrainën duke shtuar se përpjekjet për arritjen e paqes duhet të dyfishohen. “Ky është një moment i rëndësishëm për paqen në Ukrainë dhe ne të gjithë tani duhet të dyfishojmë [...]Read More...

Kryeministri britanik Keir Starmer, ka mirëpritur propozimin e armëpushimit pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite.
Starmer, e ka vlerësuar si një moment të rëndësishëm për Ukrainën duke shtuar se përpjekjet për arritjen e paqes duhet të dyfishohen.
“Ky është një moment i rëndësishëm për paqen në Ukrainë dhe ne të gjithë tani duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Starmer në një deklaratë.
Më tej theksoi se Rusia tashmë duhet të dakordësohet me armëpushimin dhe gjithashtu t’i jepet fund sulmeve.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte në një mënyrë të drejtë dhe të përhershme që lejon Ukrainën të gëzojë lirinë e saj,” thotë Starmer.
/abcnews.al/