Të gjitha autoritetet zgjedhore duhet të ndjekin udhëzimet e KSHZ-së dhe të mos pengojnë mediat
Të gjitha autoritetet zgjedhore duhet të ndjekin udhëzimet e KSHZ-së dhe të mos pengojnë mediat në kryerjen e punës së tyre në terren. Punonjësit e medias nga Maqedonia nuk kanë nevojë për akreditim nga KSHZ-ja për të mbuluar zgjedhjet, por ata thjesht identifikohen me kartele identifikimi për gazetarët të lëshuar nga mediat e tyre […]


Të gjitha autoritetet zgjedhore duhet të ndjekin udhëzimet e KSHZ-së dhe të mos pengojnë mediat në kryerjen e punës së tyre në terren. Punonjësit e medias nga Maqedonia nuk kanë nevojë për akreditim nga KSHZ-ja për të mbuluar zgjedhjet, por ata thjesht identifikohen me kartele identifikimi për gazetarët të lëshuar nga mediat e tyre ose nga shoqatat e gazetarëve të vendit, apelon zëdhënësi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Admir Shabani, transmeton Portalb.mk.
Ai vuri në dukje se KSHZ-ja i ka udhëzuar autoritetet zgjedhore disa herë se si të sillen ndaj mediave.
“KSHZ-ja ka treguar disa herë se jemi në dispozicionin tuaj nëse keni vështirësi të tilla në raportimin në terren, për t’ju ndihmuar në këtë drejtim. Sigurisht, raportimi nga terreni mbart të drejta dhe përgjegjësi, por edhe rregulla loje që vlejnë si për autoritetet zgjedhore ashtu edhe për ekipet gazetareske – të mos pengojnë procesin zgjedhor dhe të mos rrezikojnë fshehtësinë e votës”, vuri në dukje Shabani, duke iu përgjigjur një pyetjeve gazetareske në lidhje me vështirësitë në punën e ekipeve gazetareske në qendrën e votimit 2918 në Çair.