Të hënën fillojnë Ditët e Edukimit Mediatik, në javën e parë do të diskutohet mbi manipulimin e informacionit dhe dezinformatat
Të hënën, më 17 nëntor, e deri më 24 nëntor fillojnë Ditët e Edukimit Mediatik. Java e parë do të sjellë konferenca dhe punëtori kushtuar edukimit mediatik, njohjes së manipulimit të informacionit, përballjen me dezinformatat dhe tema të tjera me interes për botën e sotme digjitale, transmeton Portalb.mk. Më 17 nëntor, nga ora 09:00-17:00 do […]

Të hënën, më 17 nëntor, e deri më 24 nëntor fillojnë Ditët e Edukimit Mediatik. Java e parë do të sjellë konferenca dhe punëtori kushtuar edukimit mediatik, njohjes së manipulimit të informacionit, përballjen me dezinformatat dhe tema të tjera me interes për botën e sotme digjitale, transmeton Portalb.mk.
Më 17 nëntor, nga ora 09:00-17:00 do të zhvillohet Konferenca për arsim mediatik BE-Ballkani Perëndimor, në Holiday Inn në Shkup.
Më 18 nëntor do të zhvillohen tre punëtori:
- 09:30-12:30 – “Njohja dhe përballja me ndërhyrje të huaj dhe manipulim me informacion” nga Instituti për studime të komunikimit në Shoqatën e Pensionistëve, Kumanovë.
- 10:00-12-45 – Punëtoria “Master Evropian për përballjen me dezinformata” nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në lokacionin e po të njëjtin institucion.
- 13:30 – 16:15 “Interdemokracia” poashtu në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele
Më 19 nëntor do të zhvillohet Punëtori për arsimimin mediatik: “A është mashtrim apo e meriton klikimin tim?” nga Instituti për studime të komunikimit në SHFK „Petar Pop Arsov“, Shkup.
Ditëve të Edukimit Mediatk, i parapriu Kamioni Mediatik i Ballkanit (Balkan News Truck), që është një platformë udhëtuese që hulumton lajmet, imazhet dhe mendimin kritik. Në secilën ndalesë, kamioni u vendos në hapësira qendrore publike, duke ofruar projeksione, kuize dhe biseda me publikun se si krijohet informacioni, si shpërndahet dhe si e përjetojmë atë. Ngjarja ishte mundësi për qytetarët të mblidhen, të shkëmbejnë mendime dhe t’i shohin lajmet nga një këndvështrim tjetër — me qëllim që të nxitet mendimi kritik, edukimi mediatik dhe dialogu i hapur për rolin dhe ndikimin e informacionit në jetën e përditshme.
