Të njihet gjenocidi dhe të dërgohen ndihma në Gazë – Marsh në Shkup për Palestinën
Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” sot mbajti marsh protestues në Shkup në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe dënim të okupimit dhe gjenocidit. Marshi ka filluar para përmendores “Simfonia e paqes” (përballë gjimnazit “Josip Broz-Tito”), ka vazhuar përgjatë Kuvendit dhe ka përfunduar para Ministrisë së Punëve të Jashtme. Organizatorët theksuan se marshi ishte pjesë e […]

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” sot mbajti marsh protestues në Shkup në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe dënim të okupimit dhe gjenocidit. Marshi ka filluar para përmendores “Simfonia e paqes” (përballë gjimnazit “Josip Broz-Tito”), ka vazhuar përgjatë Kuvendit dhe ka përfunduar para Ministrisë së Punëve të Jashtme. Organizatorët theksuan se marshi ishte pjesë e një lëvizjeje globale të solidaritetit, me një mesazh të qartë: armëpushimi nuk e anulon përgjegjësinë për krimet e luftës të kryera, dhe as nuk e fshin gjenocidin, njofton Portalb.mk.
Ata kërkuan nga autoritetet maqedonase të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe morale, duke e njohur gjenocidin dhe duke vepruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Në fokus ishte qasja e menjëhershme dhe e pakushtëzuar e ndihmës humanitare për Gazën, si dhe rindërtimi i drejtë nën udhëheqjen e vetë popullit palestinez. Organizatorët theksuan se bllokimi ose kushtëzimi i ndihmës përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, dhe kërkuan mbikëqyrje aktive dhe përgjegjësi nga qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare për çdo pengesë.
Ata paralajmëruan gjithashtu se rindërtimi nuk duhet të shndërrohet në projekt fitimprurës për elitat, por duhet të shërbejë për rindërtimin e shtëpive, shkollave, spitaleve dhe dinjitetit njerëzor.
Organizatorët i drejtuan disa kërkesa konkrete Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Të dënojë gjenocidin në Gaza dhe të veprojë në përputhje me Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. Të votojë në solidaritet me popullin palestinez në të gjitha votimet e ardhshme në OKB;
Sërish ta njohë Palestinën. Të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike, ekonomike, kulturore, arsimore dhe sportive me Izraelin. Të marrë pjesë aktivisht në dërgimin e ndihmës humanitare për Gazën. Të arrestojë personat e ndjekur për krime lufte sapo të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me detyrimet si shtet anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, thuhet në kumtesën e Iniciativës “Të gjithë për Palestinën”.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit. Bombardimet izraelite gjatë 23 muajve të fundit ndërkohë i kanë vrarë mbi 65.000 palestinezë në Gazë, e kanë shkatërruar pjesë të mëdha të vendit, e kanë zhvendosur rreth 90 përqind të popullsisë dhe kanë shkaktuar krizë humanitare katastrofike. Ekspertët thonë se Qyteti i Gazës – qyteti më i madh në vend – po përjeton zi buke.
Si kujtesë, në qershor, Maqedonia ka abstenuar vazhdimisht armëpushimin në Gaza. Në prill 2025, RMV votoi kundër, në shkurt 2025, RMV abstenoi,në shtator të viti 2024 abstenoi, ndërsa edhe në tetor 2023 votoi e përmbajtur.

