Të paktën 10 të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve në Bosnjë
Një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh në verilindje të Bosnjë e Hercegovinës ka lënë të vdekur 10 persona dhe 20 të tjerë të plagosur. Flaka filloi të martën në mbrëmje në qendrën e pleqve në qytetin e Tuzlës, duke shpërthyer në katin e shtatë pak pas orës 20:45 sipas orës lokale, shkruan BBC. […] The post Të paktën 10 të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve në Bosnjë appeared first on ATV.
Një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh në verilindje të Bosnjë e Hercegovinës ka lënë të vdekur 10 persona dhe 20 të tjerë të plagosur.
Flaka filloi të martën në mbrëmje në qendrën e pleqve në qytetin e Tuzlës, duke shpërthyer në katin e shtatë pak pas orës 20:45 sipas orës lokale, shkruan BBC.
Rreth 20 persona u dërguan në një qendër mjekësore për trajtim, përfshirë zjarrfikës, oficerë policie, punonjës mjekësorë, punonjës dhe banorë të azilit, tha një zëdhënës i policisë.
Ndërsa shkaku i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë, kryeministri Nermin Nikshiq e quajti ngjarjen “një katastrofë me përmasa të mëdha”.
“Sipas informacioneve paraprake, 10 banorë të azilit të pleqve në Tuzla humbën jetën në zjarr”, tha zëdhënësi i policisë.
Zyrtarët thanë se një hetim i plotë do të kryhet sapo kushtet të jenë të sigurta.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin flakë që dilnin nga dritaret e një kati të sipërm të azilit të pleqve.
Sipas një zëdhënësi të qendrës klinike të Universitetit të Tuzlës, disa pacientë po trajtoheshin për helmim nga monoksidi i karbonit, tre prej të cilëve ishin në kujdes intensiv.
The post Të paktën 10 të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve në Bosnjë appeared first on ATV.

