Të shtëna me armë në Dragodan, dyshohet për një të plag*osur

Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Dragodan të Prishtinës. Siç raportohet, për motive akoma të panjohura një person dyshohet se u qëllua dhe mbeti i plagosur. Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri” në kryeqytet. Sinjali mëson se viktima është

Të shtëna me armë në Dragodan, dyshohet për një të plag*osur

Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Dragodan të Prishtinës.

Siç raportohet, për motive akoma të panjohura një person dyshohet se u qëllua dhe mbeti i plagosur.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri” në kryeqytet.

Sinjali mëson se viktima është gjetur i shtrirë në tokë dhe se është plagosur në pjesën e shpinës.

Njësia e Emergjencës ka dalë për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkaq Policia po vazhdon hetimet lidhur me këtë rast.