Të shtëna, zjarr dhe arrestime para Kuvendit të Serbisë në Beograd
Pak pas orës 10:00 të mëngjesit, në të ashtuquajturin “Çacilend”, përpara Kuvendit të Serbisë, shpërtheu zjarr që përfshiu disa tenda. Në pamjet që u publikuan në rrjete sociale dëgjoheshin edhe të shtëna me armë. Një person mbeti i plagosur dhe një tjetër u arrestua. Presidenti Aleksandar Vuçiq më vonë bëri publik emrin e sulmuesit, duke […] The post Të shtëna, zjarr dhe arrestime para Kuvendit të Serbisë në Beograd appeared first on ATV.

Pak pas orës 10:00 të mëngjesit, në të ashtuquajturin “Çacilend”, përpara Kuvendit të Serbisë, shpërtheu zjarr që përfshiu disa tenda. Në pamjet që u publikuan në rrjete sociale dëgjoheshin edhe të shtëna me armë. Një person mbeti i plagosur dhe një tjetër u arrestua.
Presidenti Aleksandar Vuçiq më vonë bëri publik emrin e sulmuesit, duke thënë se bëhet fjalë për një pensionist 70-vjeçar, ish-punonjës i Shërbimit të Sigurisë (DB). Gjatë konferencës së tij u transmetuan edhe pamje nga marrja në pyetje e të arrestuarit nga policia.
Zjarrfikësit ndërhynë shpejt dhe zjarri u vu nën kontroll. Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, deklaroi se personi i plagosur – banor i “Çacilendit” – është në gjendje kritike për jetën dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni urgjent.
Një numër i madh forcash policore ndodhen ende përreth kampit të tendave dhe ndërtesës së Kuvendit të Serbisë. Ndërkohë, seanca e Kuvendit është zhvilluar pa ndërprerje dhe ka përfunduar rreth orës 12:00.
Ćacilend pic.twitter.com/K02j7QGI9h
— Dragan Djilas (@DraganDjilas) October 22, 2025
The post Të shtëna, zjarr dhe arrestime para Kuvendit të Serbisë në Beograd appeared first on ATV.