Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë dërguar një person për kontroll në vijën e dytë, ku i janë gjetur 240 mijë euro të padeklaruara. Dyshimet, sipas Policisë, kanë nisur gjatë kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari
Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë dërguar një person për kontroll në vijën e dytë, ku i janë gjetur 240 mijë euro të padeklaruara.

Dyshimet, sipas Policisë, kanë nisur gjatë kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi.

“Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G.S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit”, tha Policia e Shtetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.