Tetori i ndërgjegjësimit – Dyshohet se aparati i mamografisë në QKMF-në e Suharekës është jashtë funksionit!
Në një periudhë ku ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit është thelbësor, aparati i mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë thuhet të jetë jashtë funksionit. Kjo duke lënë gratë e kësaj komune, pa mundësinë e një ekzaminimi të rëndësishëm në këtë institucion publik shëndetësor, transmeton klankosova.tv. ”Ndërsa në gjithë botën tetori shënohet si […] The post Tetori i ndërgjegjësimit – Dyshohet se aparati i mamografisë në QKMF-në e Suharekës është jashtë funksionit! appeared first on Klan Kosova.

Në një periudhë ku ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit është thelbësor, aparati i mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë thuhet të jetë jashtë funksionit.
Kjo duke lënë gratë e kësaj komune, pa mundësinë e një ekzaminimi të rëndësishëm në këtë institucion publik shëndetësor, transmeton klankosova.tv.
”Ndërsa në gjithë botën tetori shënohet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, në Suharekë po ndodh e kundërta. Aparati i mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) është jashtë funksionit, duke privuar gratë e komunës nga një prej ekzaminimeve më të rëndësishme për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje”, thuhet në një ankesë të arritur në redaksinë e klankosova.tv, nga një platformë lokale me përdorues; Suhareka Aktuale.
Ata thonë se gratë e kësaj komune meritojnë kujdes duke iu ofruar kontrolle falas, fushata sensibilizuese dhe diagnostikime parandaluese.
Klankosova.tv deri në momentin e publikimit të lajmit, ende nuk ka arritur të marrë verzionin zyrtar të autoriteteve komunale apo QKMF-së, dhe sapo të ketë detaje mbi zhvillimin do t’ju mbajë të informuar.
The post Tetori i ndërgjegjësimit – Dyshohet se aparati i mamografisë në QKMF-në e Suharekës është jashtë funksionit! appeared first on Klan Kosova.