Thaçi i reagon Speciales pasi caktoi seancë për 28 nëntor: Mos lejoni të ndodhin gjëra që s’lejohen në shtetet tuaja

Ish-presidenti Hashim Thaçi në seancën e sotme në Hagë ka kërkuar fjalën për të shprehur revoltën e tij për mbajtjen e seancës për 28 nëntor. Fjala e tij: E mirëpres mbajtjen e kësaj seance për këtë arsye edhe jam sot në seancë sepse jam për respektimin e shtetit ligjor. Por, është me interes që në

Thaçi i reagon Speciales pasi caktoi seancë për 28 nëntor: Mos lejoni të ndodhin gjëra që s’lejohen në shtetet tuaja
Thaçi i reagon Speciales pasi caktoi seancë për 28 nëntor: Mos lejoni të ndodhin gjëra që s’lejohen në shtetet tuaja

Thaçi i reagon Speciales pasi caktoi seancë për 28 nëntor: Mos lejoni të ndodhin gjëra që s’lejohen në shtetet tuaja

Ish-presidenti Hashim Thaçi në seancën e sotme në Hagë ka kërkuar fjalën për të shprehur revoltën e tij për mbajtjen e seancës për 28 nëntor.

Fjala e tij:

E mirëpres mbajtjen e kësaj seance për këtë arsye edhe jam sot në seancë sepse jam për respektimin e shtetit ligjor.

Por, është me interes që në këtë gjykatë që të mos ndodhin gjëra që s’lejohet të ndodhin në shtetet te tuaja përkatëse.

Si çdo popull edhe ne shqiptarët, kemi historinë, vlerat kombëtare dhe shtetërore.

Mendoj se caktimi i kësaj seance pikërisht sot më 28 nëntor do të duhej evituar.

Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë.

Ka festë kombëtare, shtet dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare si çdo popull i lirë në botë, feston dhe kujton.

Edhe i Kosovës edhe kujton edhe feston. Nuk më mbetet tjetër që t’i uroj shqiptarët që të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që 28 nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht.