Thaçi: BDI-ja pret te dera e Mickovskit
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndër të tjera, në emisionin e Sefer Tahirit “Dialog te Lajmi”, ka folur edhe për nevojën e arritjes së marrëveshjes mes partive shqiptare për miratimin e dokumentit për “autonomi të plotë politike dhe territoriale”.
“Po, kur do të ulet ai të bisedojë me këta të VLEN-it, do ta frikësojë VLEN-in me fjalët se ‘hazër është BDI-ja’. Kur do të ulet me BDI-në të flasë, do ta frikësojë BDI-në, gjë të cilën ai ka provuar ta bëjë me mua para dy vjetësh e gjysmë, kur isha negociator. Unë s’e kam pranuar këtë lojë.
Ku e pata fjalën?
Kjo ide po konsumohet. Ideja e PDSH-së prapë është. Unë mendoj, si njeri që, ju thashë, 33 vjet merrem me këtë punë, e njoh. Unë mendoj dhe kështu do të mendoj deri në fund të karrierës sime politike, edhe kur të dal nga politika. Shqiptarët e Maqedonisë kot i kanë të gjitha këto, nëse nuk arrijnë tek autonomia e plotë politike dhe territoriale”, ka thënë kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në emisionin “Dialog te Lajmi”.
The post Thaçi: BDI-ja pret te dera e Mickovskit appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.