3 filma austriakë për histori që nxisin reflektim në Prishtinë

Kinematografia austriake është në qendër të vëmendjes në Prishtinë përmes aktivitetit Austrian Film Nights, i organizuar nga Ambasada e Austrisë në Kosovë. Në hapjen e këtij aktiviteti, të mbajtur të mërkurën mbrëma, morën pjesë ministrja Saranda Bogujevci, ambasadori austriak në Kosovë, Georg Schnetzer, si dhe deputetja Arbërie Nagavci, transmeton albinfo.ch.
Programi u hap me dokumentarin The Last Ambassador, me regji të Natalie Halla, i cili rrëfen historinë e Manizha Bakhtarit, ambasadores afgane në Austri, dhe përpjekjet e saj për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan.
Përmes tri produksioneve filmike, aktiviteti synon t’i afrojë shikuesit me kinematografinë austriake dhe të nxisë reflektim përmes temave që trajtojnë filmat.
Austrian Film Nights nisi më 28 tetor – 30 tetor në Kino ARMATA në Prishtinë, nën organizimin e Ambasadës së Austrisë në Kosovë. /Albinfo.ch
The post 3 filma austriakë për histori që nxisin reflektim në Prishtinë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



