Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen Gërvalles e Sveçlës derisa po mbajnë konferencë, ulen para Qeverisë, presin përgjigje

Protestuesit janë ulur para derës së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku po presin vendimin e Qeverisë lidhur me kërkesat e tyre, për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ata kanë vendosur të qëndrojnë para hyrjes së objektit, në pritje të një përgjigjeje nga institucionet.
Ndërsa, brenda Qeverisë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla po mbajnë konferencë lidhur me raportin nga vrasja e Arlinda Zekajt./EO/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



