Aksident zinxhir në Tiranë, përplasen disa makina në Unazën e Madhe (VIDEO)

Aksident zinxhir në Tiranë, përplasen disa makina në Unazën e Madhe (VIDEO)

Një aksident është regjistruar këtë të premte në Unazën e Madhe në Tiranë. Raportohet se në aksident janë përfshirë disa automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga është bllokuar duke sjellë paralizim të qarkullimit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Moti me shi dhe lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në këtë aksident por shkaku do të saktësohet pas hetimeve të policisë.

The post Aksident zinxhir në Tiranë, përplasen disa makina në Unazën e Madhe (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.