The Devil Wears Prada 2 po vjen më herët se që është pritur – publikohet traileri i shkurtër
Pas paralajmërimeve të bujshme për zhvillimin e pjesës së dytë, filmi “The Devil Wears Prada 2” tashmë ka një datë zyrtare publikimi. Platforma e njohur Disney ka bërë të ditur se filmi do të shfaqet më 1 maj 2026, duke premtuar një rikthim të paharrueshëm në botën e modës dhe intrigave që e bënë pjesën […] The post The Devil Wears Prada 2 po vjen më herët se që është pritur – publikohet traileri i shkurtër appeared first on ATV.
Pas paralajmërimeve të bujshme për zhvillimin e pjesës së dytë, filmi “The Devil Wears Prada 2” tashmë ka një datë zyrtare publikimi.
Platforma e njohur Disney ka bërë të ditur se filmi do të shfaqet më 1 maj 2026, duke premtuar një rikthim të paharrueshëm në botën e modës dhe intrigave që e bënë pjesën e parë kaq të famshme.
Përveç njoftimit të madh, Disney ka publikuar edhe një trailer të shkurtër, i cili ka ngjallur entuziazëm të madh dhe po pritet me padurim nga fansat e të gjithë botës.
Në sekuencat e shkurtra, shfaqet aktorja ikonike Meryl Streep, në rolin e kryeredaktores së revistës Runway, e cila bashkëpunon ngushtë me personazhin e Andrea Sachs.
Filmi rikthen gjithashtu edhe dy aktorë thelbësorë të pjesës së parë: Emily Blunt, e cila rikthehet si personazhi Emily, dhe Stanley Tucci, i cili përsëri luan rolin e Nigel.
Me këtë kast të njohur dhe intrigat e reja që pritet të sjellë historia, “The Devil Wears Prada 2” duket se do të jetë një nga premierat më të pritura të vitit 2026.
The post The Devil Wears Prada 2 po vjen më herët se që është pritur – publikohet traileri i shkurtër appeared first on ATV.
