Tragjedi për ish-banorin e BBVA, humb fëmijën

Një lajm i trishtë ka goditur ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Endrik Beba dhe familjen e tij. Partnerja e tij, Klea, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka humbur fëmijën që priste, duke shpërndarë dhimbjen dhe emocionet e thella me ndjekësit. “Qielli të mban tani, por zemra ime do të të mbajë përgjithmonë”, shkroi […]

Tragjedi për ish-banorin e BBVA, humb fëmijën

Një lajm i trishtë ka goditur ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Endrik Beba dhe familjen e tij.

Partnerja e tij, Klea, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka humbur fëmijën që priste, duke shpërndarë dhimbjen dhe emocionet e thella me ndjekësit.

“Qielli të mban tani, por zemra ime do të të mbajë përgjithmonë”, shkroi Klea në postimin e saj, duke lënë të kuptohet se humbja ka lënë një boshllëk të madh në zemrën e saj.

Cifti janë tashmë prindër të një vajze të vogël, ndërsa shtatëzëninë e dytë Klea e kishte mbajtur private.

Vetëm pas humbjes tragjike ajo vendosi të ndajë këtë lajm të dhimbshëm me publikun, duke treguar hapur për vuajtjen që po kalojnë.

Të shumtë janë ata që kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre ndaj çiftit në rrjetet sociale, duke ndarë mesazhe mbështetjeje dhe dashurie.

Humori dhe pozitiviteti i Endrikut dhe Kleas ka bërë që publiku të ndihet i lidhur me ta, dhe kjo humbje e fundit e bën situatën edhe më prekëse.

Humbja e një fëmije është një nga përvojat më të vështira që një çift mund të përballet, dhe ndarja e saj publike tregon guximin dhe forcën e Kleas për të përballuar dhimbjen dhe për të marrë mbështetje nga të tjerët.