Tre të arrestuar për grabitjen milionëshe në Gostivar – bastisje në Gostivar dhe Kërçovë
Policia ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për grabitjen spektakolare të një argjendarie në Gostivar, nga e cila u vodhën rreth 18 kilogramë ar me vlerë afërsisht 1.8 The post Tre të arrestuar për grabitjen milionëshe në Gostivar – bastisje në Gostivar dhe Kërçovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Policia ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për grabitjen spektakolare të një argjendarie në Gostivar, nga e cila u vodhën rreth 18 kilogramë ar me vlerë afërsisht 1.8 milionë euro.
Sipas të dhënave zyrtare, janë arrestuar A.Sh (33), A.P (37) dhe V.E (30), ndërsa bastisje janë kryer në disa lokacione në Gostivar dhe Kërçovë, përfshirë edhe shtëpinë e E.E (56).
Gjatë kontrolleve policore janë sekuestruar armë zjarri, municion dhe sende të tjera me vlerë, që dyshohet se lidhen me grabitjen.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm në njërën prej grabitjeve më të mëdha të viteve të fundit në Gostivar. Gazeta Flaka
The post Tre të arrestuar për grabitjen milionëshe në Gostivar – bastisje në Gostivar dhe Kërçovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
