Tre të lënduar nga zjarri në një banesë në Fushë Kosovë

Tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në një banesë në rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Fushë Kosovë. Rastin   e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili bëri të ditur se zjarri është lokalizuar, derisa hetimet për shkaqet e tij janë

Tre të lënduar nga zjarri në një banesë në Fushë Kosovë
Tre të lënduar nga zjarri në një banesë në Fushë Kosovë

Tre të lënduar nga zjarri në një banesë në Fushë Kosovë

Tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në një banesë në rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Fushë Kosovë.

Rastin   e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili bëri të ditur se zjarri është lokalizuar, derisa hetimet për shkaqet e tij janë në vijim.

“Sot, rreth orës 08:00, policia ka pranuar informatën për një zjarr aktiv në një objekt banesor në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”, në Fushë Kosovë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor emergjent. Sipas të dhënave fillestare, tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Zjarri është lokalizuar, ndërsa hetimet për shkaqet e tij janë në vijim”, tha Borovci.

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Fushë Kosovë, s’dihet për të lënduar