Trump godet mediat, Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë preken nga shkurtimi i fondeve

Administrata e Donald Trump ka shkurtuar fondet për mediat e financuara nga qeveria amerikane, përfshirë Zërin e Amerikës (VOA), Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty dhe Radion Azia e Lirë. Punonjësit e VOA u informuan se janë vendosur në leje administrative me pagesë, ndërsa financimi për dy radiot e tjera është reduktuar ndjeshëm, shkruan DW. Këto […] The post Trump godet mediat, Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë preken nga shkurtimi i fondeve appeared first on Albinfo.

Trump godet mediat, Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë preken nga shkurtimi i fondeve

Administrata e Donald Trump ka shkurtuar fondet për mediat e financuara nga qeveria amerikane, përfshirë Zërin e Amerikës (VOA), Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty dhe Radion Azia e Lirë. Punonjësit e VOA u informuan se janë vendosur në leje administrative me pagesë, ndërsa financimi për dy radiot e tjera është reduktuar ndjeshëm, shkruan DW.

Këto masa vijnë si pjesë e një urdhri ekzekutiv të Trump për të minimizuar funksionet e Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM), e cila mbikëqyr këto media dhe drejtohet nga aleatja e tij, Kari Lake. Shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare e kanë dënuar këtë vendim, duke e cilësuar si një goditje ndaj lirisë së informacionit.

Shkurtimet vijnë pas kritikave të Trump ndaj mediave amerikane, të cilat ai i ka quajtur “të korruptuara” dhe të njëanshme kundër tij. Kjo nuk është hera e parë që ai përplaset me Zërin e Amerikës, pasi edhe gjatë mandatit të tij të parë ai kishte kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të saj, duke e akuzuar median për përhapjen e “propagandës së Pekinit”, përcjell albinfo.

The post Trump godet mediat, Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë preken nga shkurtimi i fondeve appeared first on Albinfo.