Trump për çipat ‘Nvidia’: S’do të lejojmë që askush t’i ketë ato përveç SHBA-së
Çipat më të fuqishëm të krijuar nga Nvidia do të rezervohen vetëm për SHBA-në dhe do të mbahen larg vendeve të tjera, ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump. Trump tha se vetëm klientët amerikanë do të kenë qasje në linjën më të avancuar të çipave të Nvidia, e cila i referohet çipave Blackwell. “Nuk do […] The post Trump për çipat ‘Nvidia’: S’do të lejojmë që askush t’i ketë ato përveç SHBA-së appeared first on Sinjali.
Çipat më të fuqishëm të krijuar nga Nvidia do të rezervohen vetëm për SHBA-në dhe do të mbahen larg vendeve të tjera, ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump.
Trump tha se vetëm klientët amerikanë do të kenë qasje në linjën më të avancuar të çipave të Nvidia, e cila i referohet çipave Blackwell.
“Nuk do të lejojmë që askush t’i ketë ato përveç SHBA-së”, tha Trump.
Kompania me seli në Kaliforni, e cila është shndërruar në një gjigant të gjysmëpërçuesve, furnizon shumë nga kompanitë e inteligjencës artificiale (AI) në botë me çipat e nevojshëm për të trajnuar modelet e tyre gjuhësore të mëdha (LLM), përfshirë edhe në Kinë.
Javën e kaluar, Nvidia u bë kompania më e vlefshme në botë, me një vlerë prej 5 trilionë dollarë (4.30 trilionë euro), pasi tejkaloi shifrën prej 4 trilionë dollarësh në fillim të këtij viti.
Trump shtoi se Nvidia do të jetë ende në gjendje t’i shesë disa çipa në Kinë, por vendi nuk do të ketë qasje në çipin më të avancuar të kompanisë.
Qëndrimi i presidentit amerikan mbi kontrollet e eksportit të gjysmëpërçuesve ka ndryshuar disa herë gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke kufizuar dhe më pas duke lejuar shitjet e çipit H20 të Nvidia-s në Kinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Trump për çipat ‘Nvidia’: S’do të lejojmë që askush t’i ketë ato përveç SHBA-së appeared first on Sinjali.
