Trump publikon hartë kontroverse, riemërton “New Mexico” si “New America” (HARTA)

Trump publikon hartë kontroverse, riemërton “New Mexico” si “New America” (HARTA)

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një hartë kontroverse të SHBA-së, ku shteti i New Mexico shfaqet me një emërtim të ri: “New America”.

Postimi, një prej dhjetëra publikimeve të bëra nga Trump brenda një kohe të shkurtër në platformën e tij “Truth Social”, paraqet hartën e shtetit jugperëndimor amerikan, ku emri “Mexico” është zëvendësuar me “America”.

Ky veprim vjen në kuadër të një serie riemërtimesh të promovuara nga presidenti amerikan gjatë mandatit të tij. Më herët, Trump urdhëroi ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, duke argumentuar se ky emërtim do të “nderonte madhështinë amerikane”.

Në fund të muajit të kaluar, Trump ndërmori gjithashtu hapa për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një periudhë tensionesh të forta tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë.

The post Trump publikon hartë kontroverse, riemërton “New Mexico” si “New America” (HARTA) appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.