Trump: Rusia dhe Ukraina të ulen menjëherë në tryezën e bisedimeve. Presidenti amerikan shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve dhe tarifave ndaj Rusisë, për shkak të sulmeve ndaj Ukrainës. Sipas Trump, Rusia dhe Ukraina duhet të ulen menjëherë në tryezën e bisedimeve. “Bazuar në faktin se Rusia po “godet” absolutisht Ukrainën në fushën e betejës tani, unë jam duke konsideruar fuqimisht sanksione, [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve dhe tarifave ndaj Rusisë, për shkak të sulmeve ndaj Ukrainës.
Sipas Trump, Rusia dhe Ukraina duhet të ulen menjëherë në tryezën e bisedimeve.
“Bazuar në faktin se Rusia po “godet” absolutisht Ukrainën në fushën e betejës tani, unë jam duke konsideruar fuqimisht sanksione, sanksione dhe tarifa bankare në shkallë të gjerë ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e paqes. Për Rusinë dhe Ukrainën, shkoni në tryezë tani, para se të jetë tepër vonë. faleminderit!!!”, shkroi ai në Truth Social.
Trump është përballur me kritika për fillimin e bisedimeve dypalëshe SHBA-Rusi për t’i dhënë fund luftës, me aleatët e SHBA-së në Evropë që paralajmëruan të mos i japin asnjë lëshim paraprakisht presidentit rus Vladimir Putin.
Udhëheqësit evropianë, përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kanë theksuar gjithashtu se nuk mund të lihen jashtë asnjë negociate për paqen./abcnews.al