Trump: Unë nuk do t’u imponoj planin tim për Gazën palestinezëve, thjesht do ta sugjeroj

Plani për të transformuar Gazën në një “rivierë të Lindjes së Mesme” nuk do t’u imponohet palestinezëve, por do të propozohet, tha Donald Trump. Presidenti amerikan u shpreh në një intervistë radiofonike me Fox News, se ishte “pak i befasuar” që Jordania dhe Egjipti shprehën kundërshtimin e tyre ndaj planit të tij për të “pushtuar” [...]Read More...

Trump: Unë nuk do t’u imponoj planin tim për Gazën palestinezëve, thjesht do ta sugjeroj

Plani për të transformuar Gazën në një “rivierë të Lindjes së Mesme” nuk do t’u imponohet palestinezëve, por do të propozohet, tha Donald Trump.

Presidenti amerikan u shpreh në një intervistë radiofonike me Fox News, se ishte “pak i befasuar” që Jordania dhe Egjipti shprehën kundërshtimin e tyre ndaj planit të tij për të “pushtuar” Gazën dhe për të zhvendosur palestinezët .

“Unë do t’ju them, mënyra se si ne e bëjmë atë është plani im, mendoj se ky është plani që funksionon vërtet. Por unë nuk po e imponoj, thjesht do të ulem dhe do ta sugjeroj”, tha Trump.

“Dhe atëherë rajoni do t’i përkasë Shteteve të Bashkuara, nuk do të ketë Hamas , do të ketë zhvillim dhe ata do të fillojnë përsëri me një plan të pastër,” vazhdon presidenti i 47-të i SHBA./abcnews.al