Truri ynë po lodhet nga mbingarkesa e informacionit

Në epokën digjitale, truri i njeriut nuk ka qenë kurrë më shumë i ekspozuar ndaj informacionit sesa sot. Imazhet, tingujt dhe mesazhet na rrethojnë në çdo moment, duke kërkuar vazhdimisht vëmendjen tonë. Edhe pse teknologjia sjell përfitime të shumta, ekspertët paralajmërojnë se po e shtyjmë gjithnjë e më shumë atë që truri ka më shumë […] The post Truri ynë po lodhet nga mbingarkesa e informacionit appeared first on Konica.al.

Truri ynë po lodhet nga mbingarkesa e informacionit

Në epokën digjitale, truri i njeriut nuk ka qenë kurrë më shumë i ekspozuar ndaj informacionit sesa sot. Imazhet, tingujt dhe mesazhet na rrethojnë në çdo moment, duke kërkuar vazhdimisht vëmendjen tonë.

Edhe pse teknologjia sjell përfitime të shumta, ekspertët paralajmërojnë se po e shtyjmë gjithnjë e më shumë atë që truri ka më shumë nevojë – pushimin.

Neurologu Dr. Baibing Cheng, i njohur si Dr. Bing, thekson se mënyra moderne e jetesës stimulon vazhdimisht sistemin nervor dhe prish ritmin natyror të përqendrimit dhe rikuperimit, raporton Daily Express.

“Trurit tonë i duhet kohë pa stimulim për t’u rikuperuar dhe për të ruajtur aftësinë për t’u përqendruar thellë,” – tha ai.

Sipas Dr. Bing, përdorimi i tepërt i telefonave celularë dhe i rrjeteve sociale mund të shkaktojë pesë probleme serioze në funksionimin e trurit.

1. Mbingarkesa me dopaminë

Çdo herë që lëvizim ekranin me gisht, truri merr një dozë të vogël dopamine – kimikati që krijon ndjenjën e shpërblimit. Me kalimin e kohës, truri fillon të kërkojë vetëm këto shpërthime të shkurtra risie, duke e bërë më të vështirë përqendrimin në detyra afatgjata.
Rezultati: vëmendje më e shkurtër dhe vështirësi për të lexuar apo për t’u fokusuar në një leksion.

2. Varfërimi i përqendrimit

Risia e vazhdueshme detyron korteksin prefrontal të “kërcëcejë” nga një gjë në tjetrën, duke e bërë jetën reale të duket e ngadaltë dhe më pak stimuluese.

3. Rënie e kreativitetit

Stimulimi i vazhdueshëm i jashtëm pengon pushimin mendor, i cili është i domosdoshëm për reflektim dhe për gjenerimin e ideve të reja. Pa këto momente qetësie, truri humbet aftësinë për të qenë kreativ.

4. Desensibilizim emocional

Përmbajtja e ndryshme dhe e shpejtë – tronditëse, qesharake, e trishtueshme – brenda pak sekondash, mund të zbehë ndjeshmërinë dhe të ulë nivelin e empatisë.

5. Aktivizimi i qarqeve të stresit

Ndërrimi i vazhdueshëm midis përmbajtjeve lodh kujtesën e punës dhe aktivizon sistemin e stresit, duke na lënë të rraskapitur mendërisht.

“Truri nuk është projektuar për risi të vazhdueshme,” – thekson Dr. Bing. – “Ai ka nevojë për momente heshtjeje, për t’u rilidhur me veten.”

The post Truri ynë po lodhet nga mbingarkesa e informacionit appeared first on Konica.al.