U godit për vdekje një çiklisti dhe shoferi u arratis, rasti i dytë i kësaj natyre brenda 24 orësh në Shkup

Një çiklist humbi jetën në një aksident trafiku në qendër të Shkupit këtë pasdite, pasi u godit nga një automjet, shoferi i të cilit iku nga vendi i ngjarjes, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk. Siç raportohet nga Ministria, rreth orës 12:30, Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup u njoftua se […]

U godit për vdekje një çiklisti dhe shoferi u arratis, rasti i dytë i kësaj natyre brenda 24 orësh në Shkup
Çiklist në Shkup. Foto: Meta.mk

Një çiklist humbi jetën në një aksident trafiku në qendër të Shkupit këtë pasdite, pasi u godit nga një automjet, shoferi i të cilit iku nga vendi i ngjarjes, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Siç raportohet nga Ministria, rreth orës 12:30, Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup u njoftua se në Bulevardin Goce Dellçev kishte ndodhur një aksident trafiku ku ishin përfshirë një Volkswagen Passat me targa të Shkupit dhe një çiklist.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, personi në biçikletë vdiq në vend nga goditja.

Pas timonit të Passatit ishte një person mashkull, i cili e braktisi automjetin dhe iku pas aksidentit.

Ministria e Punëve të Brendshme shtoi se po kryhet inspektim i vendit të aksidentit, ndërsa po merren masa për gjetjen e shoferit.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orësh ku shoferi përfshihet në aksident dhe ik nga vendgjarja. Dje më qendër të Shkupit ndodhi poashtu një aksident i rëndë trafiku, në të cilin një këmbësore u godit në një vendkalim për këmbësorë pranë shkollës së mesme “Josip Broz Tito”, pas së cilës shoferi iku nga vendi i ngjarjes.