U merrte para pacientëve për eko, gjykata liron mjekun e spitalit të Fierit

Gjykata e Fierit ka liruar nga qelia mjekun imazherist të Spitalit Rajonal, Gëzim Taullaj, duke zbutur masën e sigurisë ndaj tij. Gjykata caktoi ndaj mjekut “arrest shtëpie”, ndërsa Taullaj nuk ishte i pranishëm në seancë për shkak të problemeve shëndetësore. Mjeku imazherist Gëzim Taullaj, u arrestua në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti […] The post U merrte para pacientëve për eko, gjykata liron mjekun e spitalit të Fierit appeared first on Ditar.al.

U merrte para pacientëve për eko, gjykata liron mjekun e spitalit të Fierit

Gjykata e Fierit ka liruar nga qelia mjekun imazherist të Spitalit Rajonal, Gëzim Taullaj, duke zbutur masën e sigurisë ndaj tij.

Gjykata caktoi ndaj mjekut “arrest shtëpie”, ndërsa Taullaj nuk ishte i pranishëm në seancë për shkak të problemeve shëndetësore.

Mjeku imazherist Gëzim Taullaj, u arrestua në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.

Gjithashtu ai shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

 Si provë materiale gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan si provë materiale, shuma e lekëve që i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin, 1.857. 000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë.

The post U merrte para pacientëve për eko, gjykata liron mjekun e spitalit të Fierit appeared first on Ditar.al.