“U thirra për çështjen CEZ-DIA”, Nasip Naçi flet pas dëshmisë në SPAK

Welcome to Kosova Today

Ish-ministri i drejtësisë, Nasip Naçi dalë nga ambientet e SPAK-ut.  Pas rreth 30 minutash dëshmi, deputeti i Partisë Socialiste Naçi ka deklaruar se u thirr për çështjen CEZ-DIA. “U thirra për çështjen CEZ-DIA. Nuk do doja të isha këtu për shkak të marrëdhënieve të mia me publikun. Fakti që jam sot këtu, skeptikët apo ziliqarët […]

“U thirra për çështjen CEZ-DIA”, Nasip Naçi flet pas dëshmisë në SPAK

Ish-ministri i drejtësisë, Nasip Naçi dalë nga ambientet e SPAK-ut.  Pas rreth 30 minutash dëshmi, deputeti i Partisë Socialiste Naçi ka deklaruar se u thirr për çështjen CEZ-DIA.

“U thirra për çështjen CEZ-DIA. Nuk do doja të isha këtu për shkak të marrëdhënieve të mia me publikun. Fakti që jam sot këtu, skeptikët apo ziliqarët të mos hedhin baltë dhe gurë. U thirra për të deklaruar në lidhje me çështjen penale që ka të bëjën me CEZ-DIA.

Në atë kohë kam mbajtur një qëndrim ku kam folur me letra dhe jo me heshtje. Në atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët, kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemit të energjisë elektrike disa kompani të mëdha në atë kohë.” – ka deklaruar ndër të tjera Naçi në ambentet e jashtme të SPAK.

Dosja e Çez-DIA po hetohet prej më shumë se dy vitesh, për të cilën janë marrë në pyetje edhe ish zyrtarë të tjerë, përfshi Ilir Metën, që ka qenë në atë kohë bashkëpunëtor i ngushtë kur Naço ka qenë në LSI.

Skandali i CEZ/DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA. Në atë kohë ERE uli çmimin e energjisë për CEZ. Kjo fundit ia u shiste qytetarëve më shtrenjtë dhe fitonte miliona.  Më pas, në vitin 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste, u bë edhe ndërprerja e kontratës që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Në fund të vitit 2015, Ministria e Energjisë dhe Industrisë që drejtohej nga Damian Gjiknuri, kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish ministrat (Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj) dhe ish drejtorët e Berishës për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe shkelje, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve dhe njohjen e borxhit të keq. Por Prokuroria e Përgjithshme e mbylli dosjen.

I vetmi i dënuar ishte Kastriot Ismailaj, pronari i Kompanisë DIA.  Ish-administratori i DIA-s u vërtetua fajtor për akuzat penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”.

Teksa kërkoi lirinë, ai paraqiti 132 prova të reja, për të cilat  argumentoi se nuk kishte pasur mundësi t’i siguronte më parë. Megjithatë sipas Prokurorisë së Tiranës, biznesmeni Ismailaj i ka konsumuar veprat penale gjatë marrëveshjes CEZ-DIA, duke përfituar përmes mashtrimit një shumë prej 5 milionë euro. Pavarësisht kërkesave të tij të njëpasnjëshme për liri, ai u doli nga burgu në shtator të këtij viti, pas 9 vitesh burg.

Lexo edhe: Deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço paraqitet në SPAK